UEFA cakton gjyqtarin e finales së Champions League

Gjyqtari italian, Daniele Orsato, do ta drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe PSG.

UEFA ka zgjedhur pikërisht gjyqtarin e njohur për të ndarë drejtësi në supersfidën e së dielës në mbrëmje.

Asistentët e Orsato në fushën e blertë do të jenë Manganelli dhe Giallatini. Në dhomën e VAR-it do të pozicionohen Massimiliano Irrati dhe Marco Guida.

Rumani Ovidiu Hategan, gjyqtari i katërt, dhe dy spanjollët pas portave, Perez Palomar dhe Hernandez Hernandez do ta kompletojnë tërë grupin e “bluzave të zeza” të finales së Championsit.

Italiani i fundit që drejtoi një finale të tillë ishte Rizzoli më 2013 (Bayern-Dortmund 2-1).

Më parë, këtë nder e kishte pasur italianë të tjerë si Braschi, Collina, Lanese, Agnolin dhe Lo Bello.