UEFA do të pezullojë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës

UEFA do të marrë vendim për të pezulluar ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës në një afat të pacaktuar, pas përhapjes së koronavirusit, shkruan gazeta “Marca”.

UEFA pritet të dal së shpejti me vendimin zyrtar

Futbollistët e Juventusit dhe të Real Madridit janë në karantinë shkaku i koronavirusit. Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani është testuar pozitiv me koronavirus të mërkurën, ndërsa të enjten është njoftuar se një basketbollist i Realit është infektuar me virusin.

Klubi madrilen ka vendosur të izolojë si skuadrat e futbollit ashtu edhe basketbollit, për faktin se skuadrat stërvisin në të njëjtin kompleks.

Po ashtu Euroliga në basketboll ka marrë vendim që të pezullojë ndeshjet.