UEFA prezanton formacionin e sezonit të Champions League, mungojn Messi e Ronaldo

Pas përfundimit të finales, ku Bayerni u shpall kampion, UEFA ka prezantuar formacionin e sezonit në Ligën e Kampionëve.

Pas shumë vitesh, për herë të parë nuk do të kemi në njëmbëdhjetësh as Messin e as Ronaldon.

Portieri më i mirë është zgjedhur Neuer derisa vijën e mbrojtjes e përbëjnë Kimmich, Marquinhos, Kimpembe dhe Bernat.

Në mesfushë janë renditur Sterling, Sabitzer, Di Maria dhe Gnabry.

Dyshen e sulmit e përbëjnë Robert Lewandowski dhe Haaland.