UFC 247 – Drejtpërdrejt (Livee)

Jon “Bones” Jones do të zhvilloje një tjetër duel në kategorinë e peshave të lehta në UFC, divizion në të cilin vuri rekord në vitin 2011 duke u bërë si luftëtari më i ri që e fiton (në moshën 23 vjeçare).

Tash, si 32 vjeçar, ai do ta bëjë mbrojtjen e 11-të të titullit në kuadër të ‘UFC 247’ që zhvillohet të shtunën mbrëma (rreth orës 00:15 të të dielës me kohën tonë) në Houston, kur do të ndeshet me të pamposhturin Dominick Reyes.

Jones ka thënë se tash për tash është i fokusuar vetëm në duelin ndaj Reyes, mirëpo dueli i tij i radhës mund të jetë në divizionin e peshave të rënda (ku është kampion Stipe Miocic).

“Jam përballur me kundërshtarë të peshave të rënda gjatë gjithë jetës sime. Vëllai im është njëri nga më të mirët historinë e shtetit të New Yorkut në kategorinë e peshave të rënda dhe unë jam përballur me të çdo ditë në shkollë të mesme”.

“Jam stërvitur me shumë të yje të kësaj kategorie me vite të tëra, prandaj me shumë komoditet do të përballesha me kundërshtarë që janë më të mëdhenj dhe më të fortë se unë”.

“Mendoj se përgjigja që duhet ta jap është se si do t’ia bëj me shtimin në peshë dhe gjërat e tilla. Ka shumë faktorë të tjerë që nuk i njoh dhe padyshim se do të më motivonin shumë”, ka deklaruar Jones.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 2 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 3 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 4 – Shiko ketu ndeshjen