Vajza shpërthen në lot pasi kapet nga policia shqiptare

6 refugjatë afganë u kapen nga policia në zonën e quajtur “Enkelana” në Pogradec. Dy familje me 3 fëmijë, 2 prej familjeve minorenë kishin udhëtuar në këmbë nga kampi në Greqi drejt Korçës dhe nga Korça në Pogradec.

Ata janë shprehur se kishin ecur pre 7-8 ditësh për të mbërritur deri në Pogradec. Mes lotësh një vajzë e re tha se: nuk jam t’erroriste.

Njëra prej vajzave adoleshente kërkonte të ikte në Tiranë tek nëna e saj. Ata u shprehën se po tentojnë të ikin në një vend më të mirë drejt BE.

Ata u morën nga policia kufitare dhe u transportuan drejt Korçës për procedura të mëtejshme.