Valë e dytë e koronavirusit, 108 raste të reja në Kinë

Tashmë zyrtarët në Kinë frikësohen për një valë të dytë infeksionesh të sjella nga jashtë vendit.

Së fundi, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë ka njoftuar për 108 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë i të infektuarve për të paktën një muaj.

Shumica e infeksioneve janë importuar, pasi 98 raste janë konfirmuar se e kanë sjellë virusin nga jashtë. Por janë të paktën 10 raste lokale.

Pavarësisht se është epiqendra origjinale e pandemisë, Kina ka pasur një ulje drastike të rasteve muajin e kaluar. Kjo bëri që shteti të lehtësojë paksa masat e karantinës.

Mirëpo tashmë zyrtarët frikësohen për një valë të dytë infeksionesh të sjella nga jashtë vendit. N

umri total i rasteve të raportuara me koronavirus në Kinë është 82 160. Deri më tani atje kanë humbur jetën 3 341 persona.