Valon Berisha emocionon shqiptarët me këtë mesazh, para ndeshjes kundër Moldavisë

Përfaqësuesja e Kosovës sonte e nis një mision të ri në Ligën e Kombeve, ku përballet me Moldavinë. Ndeshja zhvillohet në Itali, në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmas, nga ora 20:45.

Ylli i Kosovës, Valon Berisha, ka ardhur me një mesazh të artë para ndeshjes, duke u premtuar tifozëve se ata do të bëjnë gjithçka që munden për Kosovën.

Berisha, që nënshkroi kontratë gjatë kësaj vere me Reimsin në Francë, njihet si një lojtar shumë motivues në fushë edhe për shokët e skuadrës, kështu që prania e tij në ndeshje është një plus i madh për ekipin.

“Sonte ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për vendin tonë #KOSOVA♥”, ka shkruar Berisha në “Facebook”, duke dhënë sinjale se ata janë më të motivuar se kurrë që kampanjën në Ligën e Kombeve ta nisin me fitore.