Varfëria e dy të moshuarëve, që u përfundon mielli pas 3 ditëve (Vide)

Situata e krijuar prej koronavirusit ka gjetur në vështirësi ekonomike shumë familje. Izolimi ka pezulluar gjithçka dhe punët janë mbyllur, çka ka sjellë mungesë të të ardhurave.

Mirëpo ka nga ato familje që vështirësitë i kanë edhe në kohë normale, pa një pandemi, të cilat tashmë duhen ndihmuar edhe më shumë. E tillë është edhe historia e dy të moshuarëve nga Shëngjergji.

Ata janë Qemal dhe Ishe Murati, të cilët rrëfejnë se në këto ditë të vështira janë pa ushqime dhe miell kanë vetëm për 3 ditë. Nga njësia administrative deri më tani askush nuk i ka komunikuar, pasi ndihma nga autoritetet shtetërore do ishte luks për ta.

Qemali, për shkak të një problemi shëndetësor nuk mund ta marrë dot, pensionin e muajit. Për këtë ai ka kërkuar që t’ia sjellin në shtëpi, por kërkesa e tij nuk është dëgjuar nga askush.

Ai thotë:

Pensioni nuk merret qe prej muajit janar, nuk ma sjellin, nuk levizim dot. Ecja 2 ore ne kembe per te marre autobusin, kthimi behet per 3 ore.

Shtëpia në të cilën jetojnë është në kushte të këqija. Ajo është goditur nga tërmeti duke e kthyer atë edhe në një vend të rrezikshëm për dy të moshuarit.

Ata shprehen: Nuk kemi mundesi te jetojm me ketu nese na sigurohet mundesia levizim prej ketu.