Vdes nga koronavirusi nëna shtatzënë së bashku me foshnjen

Gruaja shtatzënë nga Gjakova ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Klinikën Infektive të QKUK’së si pasojë e infektimit me virus.

Viktima e moshës 40-vjeçare ishte në javën e 28 të shtatzënisë. Foshnja në barkun e gruas ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Bashkë me shtatzënën që ishte infektuar me koronavirus ka v’dekur edhe foshnja e saj.

Edhe foshnjës i ishte përkeqësuar gjendja qysh mbrëmë dhe kësisoj ka vdekur.

V’dekja e foshnjes në bark ka ndodhur mbrëmë. Edhe ish-kryetarja e Gjakovës e ka konfirmuar duke bërë thirrje te qytetarët për kujdes të shtuar.

Lajmin për v’dekjen e kësaj pacienteje e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Nga ky institucion njoftojnë se shtatzëna ndërroi jetë gjatë orëve të para të ditës së sotme.

“Ngushëllime familjes dhe gjithë të njohurve të saj. Vdekja e dyfishtë e nënës dhe bebes së saj të palindur, shton pikëllimin dhe ngritë alarmin për pasojat e infeksionit”, ka shkruar Kusari-Lila.

MSH-ja në njoftimin për media nuk e ka sqaruar fatin e foshnjës.