Vedat Muriqi tregon pse e bëri përshëndetjen ushtarake pas golit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i ka lartësuar ushtarët turq të v’rarë së fundmi në një konflikt në Siri, duke i quajtur heronj dhe martirë, pas barazimit të skuadrës së tij, Fenerbahce, kundër Antalyaspor të shtunën në Superligën e Turqisë.

Muriqi po i referohej v’rasjes së 33 ushtarëve turq në një s’ulm të qeverisë siriane në zonën veriperëndimore të Sirisë, Idlib, i cila kontrollohet nga opozita.

Kosovari shënoi në barazimin e Fenerbahces 2:2 me Antalyaspor – duke e gjetur rrjetën e portës pas një mungese goli në disa ndeshjet e fundit – dhe festoi duke e bërë përshëndetjen ushtarake, e cila u mirëprit në Turqi.

Kjo nuk është hera e parë që Muriqi bën veprim të tillë në fushë, pavarësisht se UEFA e kishte paralajmëruar Turqinë kundër një përshëndetjeje të tillë ushtarake verën e vitit 2019.

Por, pas ndeshjes, Muriqi tha se goli i tij dhe futbolli nuk ishin të rëndësishme këtë fundjavë.

“Ushtarët tanë heronj ranë martirë. Është e vështirë të luash në këtë mjedis, sepse ka gjëra më të rëndësishme sesa futbolli. Shpresoj se nuk do të humbim më shumë (ushtarë)”, tha Muriqi pas ndeshjes.

Skuadra e Muriqit ngel në pozitën e shtatë me nëntë pikë më pak se lideri Trabzonspor, i cili e ka një ndeshje më shumë në dispozicion për ta zhvilluar.

“Sot shënova, por ne nuk fituam. Shpresoj se fati do të na buzëqesh dhe shpresojmë të fitojmë javën e ardhshme”, shtoi ai.