Vendi evropian: mund t’i takoni familjarët dhe shoqërinë

Austria është ndër të parat shtete që ka marrë iniciativë për të heqjen e masave. Megjithatë, ende është herët të mendojmë se gjithçka tashmë i takon së kaluarës.

Përgjegjësia personale

Sipas informatave të gazetës austriake oe24.at, koalicioni nuk dëshiron të bëjë ndalime të reja, por përkundrazi, u bënë thirrje njerëzve që të marrin përgjegjësinë për veten e tyre.

Takimet jo më shumë se 10 persona

Takimet me miqtë ose anëtarët e familjes duhet të jenë përsëri të mundshme. Rregulli: Jo shumë njerëz, ju lutemi – ekziston një rregull, i cili duhet të respektohet dhe të mos qëndrojnë më shumë se 10 persona. Takimet duhet gjithashtu – nëse është e mundur – të zhvillohen jashtë dhe në largësi prej minimum një metër.

Takimet familjare

Kjo duhet të vlejë edhe për takimet familjare – posaçërisht duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë kur takoni personat e moshuar – d.m.th. gjyshen dhe gjyshin. Gjithashtu e rëndësishme: Takimet nuk duhet të zgjasin shumë gjatë, njofton Albinfo Austria.

Shtëpitë e të moshuarve

Vizitat në shtëpinë e pleqve duhet të lejohen përsëri. Ministria e çështjeve Sociale planifikon të njoftojë këtë javë se si duhet të fillojnë vizitat te të afërmit, pa i rrezikuar ata nga virusi.