Vendi i cili i lejon vetëm gratë të dalin për të bërë pazar, burrat qëndrojn në shtëpi

Ndryshe nga gjithë vendet e tjera të botës, Panama-ja po ndjek një tjetër strategji për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Vetëm gratë do të mundin të dalin për të bërë pazaret në tre ditë të javës: të hënën, të mërkurën dhe të premten, raporton CNN.

Kjo lloj strategji duket se ia ka bërë më të thjeshtë autoriteteve të vendit të kenë nën kontroll dhe të limitojnë numrin e njerëzve që dalin në publik.

“Turma e madhe e njerëzve që qarkullojnë jashtë shtëpive të tyre, pavarësisht nga karantina e detyrueshme kombëtare, ka bërë që qeveria të marrë masa më të rënda”, thuhet në një deklaratë të presidentit panamez, Laurentino “Nito” Cortizo, në Twitter.

Para ndarjes sipas gjinive, edhe aty qeveria u kërkoi të gjithë qytetarëve të qëndrojnë brenda dhe të dalin vetëm kur kanë emergjenca ose për të blerë ushqime.

Të alarmuar nga numri i njerëzve të pandërgjegjësuar ndaj kësaj, ata vendosën të vendosin rregulla të reja për javët në vijim.

Koha në dispozicion për të bërë pazare dhe kryer punët e nevojshme është dy orë në ditë.

Deri tani në Panama ka 1075 raste të konfirmuara dhe 27 v’dekje, por ndonëse numër jo alarmant krahasuar me vendet e tjera, masat janë të rrepta.

Vendi ka ndaluar të gjitha udhëtimet vendase dhe ndërkombëtare. Ajo ka mbyllur aeroportet dhe pas 22 marsit, ka ndaluar madje edhe shtetasit panamezë të udhëtojnë në vend.