Vendi i parë në botë me transport publik falas

Mund të quhet revolucion ajo që ka ndërmarrë Luksemburgu së fundmi. Për të gjithë qytetarët duke filluar nga sot në vend transporti publik do të jetë falas.

Kështu Luksemburgu do të bëhet vendi i parë në botë që merr një vendim të tillë me qëllim reduktimin e ndotjes duke bërë që qytetarët të mos përdorin më makina.

Nisma është pjesë e një plani të qeverisë për të ulur ndjeshëm trafikun e udhëtarëve që punojnë në Luksemburg, por që jetojnë Francë, Belgjikë dhe Gjermani. Edhe Estonia e prezantoi vitin e kaluar një nismë të tillë për të bërë transportin publik falas, por që ende nuk është vënë në zbatim.

Në Luksemburg, rreth 47 % e udhëtimeve, kryesisht për biznes bëhen me makinë dhe vendi njihet për trafikun e rënduar. Vetëm 32 % e qytetarëve përdorin autobusët për të shkuar në punë, ndërsa 19% përdorin trenat.

Ndërkaq, sipas planit, vetëm bileta e trenit të klasit të parë do të paguhet. Kostoja totale e mirëmbajtjes së rrjetit publik do të jetë rreth 500 milionë € në vit dhe që do të përballohet tërësisht nga shteti.

Shërbimet pa pagesë përfshijnë transportin përmes tramvajit, trenave dhe autobusëve i cili do të jetë njëlloj për turistët ashtu edhe për vendasit. Në pikat e shitjes së biletave do të shiten vetëm biletat hekurudhore ndërkombëtare dhe ato të klasit të parë.

Sipas Ministrit të Transportit, François Bausch, deri në vitin 2027 Luksemburgu do të rriten deri në 4 miliardë euro vetëm në transport hekurudhor.