Vendi i parë në Evropë që hap plazhet nga dita e shtunë

Plazhet e organizuara në Greqi do të rihapen të shtunën, më 16 maj, njoftuan autoritetet, pas rekomandimit nga Ministria greke e Shëndetësisë.

Bizneset në plazhe, që marrin çadra dielli do të hapen të shtunën nga ora 08:00, por nën disa kufizime.

Këtu përfshihet regjistrimi e numrit të pushuesve të pranishëm, maksimumi 40 persona për 1.000 metra katrorë, distancë prej katër merash ndërmjet çadrave dhe kufizime tjera.

Pushuesit do të jenë të detyruar të shtrihen mbi peshqirë.

Bizneset do të shesin vetëm produkte të paketuara, ndërsa stendat e pijeve freskuese, kafenetë dhe biznese të ngjashme, do të funksionojnë duke e përgatitur pijen për ta marrë me vete.

Shitja e pijeve alkoolike është e ndaluar dhe nuk do të lejohet shpërndarja e tyre në këtë zonë.

Konsumatorët duhet të mbajnë një distancë prej 1,5 metrash nga njëri tjetri gjatë porositjes për ushqim ose pije.

Gjithashtu janë të ndaluara të gjitha sportet e kontaktit në grup.