Vendi i parë në Evropë, që shpall fundin e luftës me pandeminë

Empty benches on the main alley of the Prater public park are pictured during the novel coronavirus Covid-19 pandemic in Vienna on April 6, 2020. - Austria could start easing its coronavirus lockdown measures from next week, Chancellor Sebastian Kurz said on April 6, 2020, but warned that this depended on citizens abiding by social distancing rules. (Photo by ROLAND SCHLAGER / APA / AFP) / Austria OUT (Photo by ROLAND SCHLAGER/APA/AFP via Getty Images)

Qeveria e Sllovenisë i ka dhënë fund luftës me pandeminë, duke u bërë kështu vendi i parë në Evropë.

“Sllovenia ka arritur të zbusë pandeminë gjatë dy muajve të kaluar… Sot Sllovenia ka imazhin më të mirë të epidemiologëve në Evropë,” tha kryeministri Janez Jansa në parlament.

Vendimi është marrë pasi zyrtarë të vendit ka konfirmuar më pak se 7 raste të infektuar gjatë dy javëve të kaluara.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se shpërndarja e koronavirusit është ngadalësuar dhe vetëm 35 persona janë infektuar gjatë 14 ditëve të shkuara.

Njerëzit që arrijnë në Sllovenia nga vendet e tjera të Evropës nuk do të karantinohen, tha Jansa.

Megjithëse rreziku i përhapjes së virusit ende është i pranishëm, disa masa të marra do të vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi.

Sllovenia shënoi rastin e parë me koronavirus me 4 mars dhe deri më 13 maj ka shënuar 1,500 raste.

Në Slloveni janë shënuar edhe 103 viktima në mesin e 2 milion banorëve sa ka gjithsej Sllovenia.