Vendi në të cilin, futbolli nuk u ndal asnjë ditë (VIDEO)

Në Bjellorusi thua se janë në një tjetër planet, futbolli po vazhdon me përqafime e me tifozë

Koronavirusi ka prekur gjithë botën duke e lënë kështu edhe atë të futbollit me pasoja të rënda ekonomike.

Derisa liga të mëdha evropiane po bëjën përpjekje që të rikthehejnë kampionatet, në Bjellorusi, futbolli nuk u ndërpre.

Madje kampionati vazhdon ende të luhet normalisht, pa masa mbrojtëse.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar futbollistët u përqafuan për të festuar çdo gol dhe, tribunat qëndrojnë të hapura për tifozët që ndjekin ndeshjet pa distanim social dhe pa masa të tjera sigurie.