Vendos Liverpooli, Xherdan Shaqiri do të shitet në verë

MADRID, SPAIN - MAY 31: Xherdan Shaqiri in action during the Liverpool FC training session on the eve of the UEFA Champions League Final against Tottenham Hotspur at Estadio Wanda Metropolitano on May 31, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Liverpooli po bëhet gati për t’i shitur katër futbollistë në afatin kalimtar veror.

Shpresa e vetme e The Reds është të vazhdoj sezoni në Ligën Premier për ta fituar titullin e kampionit, ku i duhen edhe dy fitore për të festuar matematikisht titullin pas 30 viteve pritje.

Jurgen Klopp do t’i largojë katër futbollistë nga skuadra për t’i zëvendësuar ata me disa të tjerë.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri është në listën e futbollistëve që pritet të largohen në verë nga Anfield.

Përveç gjilanasit në listë për tu larguar janë edhe Dejan Lovren që kërkohet nga disa skuadra italiane, Adam Lallana dhe Nathaniel Clyne.

Nga shitja e këtyre futbollistëve, Liverpooli synon t’i arkëtojë rreth 50 milionë euro.

Dyshja gjermane Timo Werner dhe Kai Havertz mbesin objektivat kryesore të Liverpoolit për afatin kalimtar veror.