Verë indiane apo ndryshime klimatike? Europa përfshihet nga një valë anormale të nxehti

Vjeshta është shumë pranë të paktën sipas kalendarit. Sepse po të shihen temperaturat në Europë, duket se jemi ende në mes të verës.

Një valë e jashtëzakonshme anormale të nxehti ka përfshirë pjesën më të madhe të vendeve europiane , si Italia, Spanja dhe Framca. Me temperatura që shkojnë deri në 34 gradë në Paris, Milano, Berlin dhe Varshavë, raporton euronews

Sipas metereologëve francezë, situata aktuale shpjegohet me faktin se vera e këtij viti ka qenë e nxehtë, por kjo nuk do të thotë se do të jetë kështu gjithnjë.

Dhe që do të kemi gjithnjë e më shumë vapë. Sigurisht klima po ndryshon dhe tendenca do të jetë ajo e një vere gjithmonë e më të gjatë dhe mbytëse.

Kudo vlerat maksimale janë ngritur mbi mesataren pothuajse me 10 gradë. Në këtë mënyrë njerëzit kërkojnë pak fresk në park, det apo mal.

Një valë të nxehti që nuk ka kursyer dhe një pjesë të mirë të Rusisë. Për ndryshimin e veshjeve në dollap ka ende kohë, njësoj dhe për të ftohtin e vjeshtës.