Verona gjen zëvendësuesin e Rrahmanit, bëhet fjalë për mbrojtësin tjetër nga Kosova

Hellas Verona ka identifikuar Ardian Ismajlin si zëvendësuesin ideal të Amir Rrahmanit, i cili gjatë verës do t’i bashkohet Napolit.

Amir Rrahmani shkëlqeu që në gjysmë-sezonin e tij të parë në Serie A me Hellas Veronën, teksa gjatë janarit nënshkroi kontratë me Napolin dhe do t’iu bashkohet gjatë verës.

Kështu, drejtuesit e klubit të Hellas Veronës kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij dhe tashmë raportohet se kanë identifikuar një tjetër mbrojtës nga Kosova.

Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin, i cili tash e katër vite është pjesë e Hajduk Splitit, ku ka treguar formë të lartë. 23 vjeçari ka kontratë të vlefshme me skuadrën kroate deri më 2022.

Për Ardian Ismajlin besohet se interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera italiane, si Torino, Bologna e Atalanta.