Vetë-izolimi, këshillat e marinarit që qëndroi për 286 ditë nën ujë

Ryan Ramsey ka shërbyer si kapiteni i nëndetëses HMS Turbulent, pjesë e flotës detare të Mbretërisë së Bashkuar, midis viteve 2008-2011 dhe gjatë një misioni qëndroi për 286 ditë në det pa e parë në asnjë moment qiellin. Në një video për BBC, përsa i përket vetë-ziolimit, ai theksoi 5 pika të rëndësishme:

1.Rutina

Sigurohuni që të keni një rutinë dhe përshtatuni me të. Sapo përshtateni me rutinën dhe ta përsërisni, ditët kalojnë: ato bëhen javë, javët muaj ndoshta. Nuk e di sa mund të zgjasë, por ti fillon edhe përshtatesh me rutinën.”

2.Pastrimi

“Sado e çuditshme që ngjan, por me rëndësi është pastrimi. Duhet të siguroheni që jeni të pastër dhe të kujdeseni për veten. Mos hiqni dorë.”

3.Pushoni

“Do të sugjeroja që të pushonit pak. Ka pafund zhvillime, pafund lajme. Është me rëndësi që ta shkëpusni pak veten nga lajmet, sepse pakëson ankthin.”

4.Pëpiquni të mbani një ekuilbër në marrëdhëniet familjare

“Kur shihni që debatet janë gjithnjë e më të pranishme në familje, duhet të filloni të qetësoni marrëdhëniet.”

5.Komunikimi

“I fundit dhe ndoshta më i rëndësishmi është komunikimi. Thjesht flisni me njerëzit e shtëpisë ose të tjerë të afërm sepse socializimi është vital për të gjithë.”

“Kemi njerëz të aftë që po përpiqen ta zgjidhin këtë problem dhe ne duhet të jemi pjesë zgjidhjes së problemit dhe të ndihmojmë sa të mundemi,” përfundoi ai.