Vetëm një njeri mund ta mposht Khabibin, thotë ish bashkëluftëtari i ekipit

Georges St-Pierre është luftëtari i vetëm që mund ta mposht Khabibin, por vetëm nëse kampioni i peshave të lehta është i gatshëm të ngritet në kategorinë më të rëndë.

Kjo gjithnjë sipas ish-bashkëluftëtarit të ekipit të Khabibit, Josh Thompson, i cili u stërvit së bashku me kampionin e UFC-së për vite të tëra.

Nurmagomedov është i pamposhtur në 28 ndeshje dhe ka shumë gjasa ta mbyll karrierën pa asnjë humbje.

“Mendoj se i vetmi njeri në peshat 165ibs ose 170ibs me të cilin do të dëshiroja ta shihja Khabibin duke u përballur, është Georges,” tha Thomson.

“Kjo do të ishte përballja që do t’i thyente të gjitha rekordet e shikueshmërisë. Georges St-Pierre do ta shkatërronte Conorin dhe Khabibin.

“Nëse ndeshen në peshat 155ibs atëherë Georges humb. Khabib është i mësuar me atë peshë.

“Në një përbalje në peshat 170ibs do të anoja nga Georges St-Pierre. Pesë kile ekstra janë shumë. “Sidomos kur ndesheni me dikë si Georges St-Pierre. Ai është thjesht nivel tjetër.