Vetëm Ronaldinho kishte një klauzolë të tillë në kontratë

Ronaldinho vlerësohet si një futbollistët më të mirë në histori të futbollit.

Ai ka fituar shumë trofe gjatë karrierës, por ka fituar vetëm një Top të Artë, edhe pse cilësitë që ka pasur, lënë të kuptohet se ai e ka merituar të ngreh edhe më shumë këtë çmim individual.

Tani Bein Sport shkruan për një klauzolë interesante që Ronaldinho kishte në kontratën me Flamengon kur nënshkroi në vitin 2012.

Ronaldinho kishte lënë Milanin për t’u kthyer në shtëpi, duke nënshkruar për Flamengon.

Në atë kontratë, Ronaldinho insistoi të kishte një klauzolë të veçantë, që ndoshta nuk e ka pasur asnjë futbollist tjetër.

Braziliani kërkoi që më kontratë t’i lejohet të dalë dhe të argëtohet dy ditë në javë, dhe t’i lejohet edhe konsumimi i alkoolit.

Raportohet se Ronaldinho insistoi aq shumë për këtë klauzolë, sa ishte i gatshëm edhe të mos e nënshkruante kontratën nëse dëshira e tij nuk pranohej.

Në fund, ai u transferua te Flamengo dhe në sezonin që luajti shënoi 19 gola dhe asistoi 13 herë, që sigurisht është një performancë e mirë.