Veterani i UÇK-së i infektuar me koronavirus: Flaka më doli, virusi ma ka humbur fuqinë (VIDEO)

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zekri Agushi, ka publikuar një video përmes të cilës ka treguar se është infektuar me koronavirus.

Në video ai tregon se është në ditën e pestë prej se është infektuar dhe se ka shumë temperaturë.

“Jam i infektuar me virus. Kam temperaturë shumë të madhe. Te dikush ka simpotma shumë të rënda, te dikush më të lehta.

Më ka humbur fuqi e çka kam. Jam rrëzuar në banjo dhe më ka humbur vetëdija. E pesta ditë dhe flaka më doli. Jam invalidë i luftës dhe krahun e kam humbur në luftë. Kërkoj prej jush veç lutuni për mu të madhit Zot”.