Vidal: Nëse mendoni që me ADN mund të fitoni gjithmonë atëherë jeni gabim

Arturo Vidal ka folur pa dorëza.

Mesfushori i Barcelonës, që raportohet se do të largohet këtë verë, ka kritikuar klubin për mënyrën se si i bëjnë gjërat, si veprojnë dhe punojnë.

“Ishte e dhimbshme të mos arrish në finalen e Ligës së Kampionëve, por Barcelona duhet të ndryshojë mënyrën e të menduarit.

Futbolli ka evoluar shumë dhe ata janë prapa skuadrave të tjera, që po përmirësohen në aspekte të tjera.

Teknika nganjëherë kalon në plan të dytë, në këtë moment ka më shumë nevojë për forcë dhe shpejtësi.

Nëse mendoni që me ADN mund të fitoni gjithmonë atëherë jeni gabim”. Futbolli tashmë ka ndryshuar dhe ADN-ja e Barçës ka mbetur mbrapa”, ka shtuar më tej ai.

Artur Vidal ka thënë se Barcelona duhet të ndryshojë strategji dhe të mos mbështetet në histori e në ADN-ën e tyre kur kanë fituar trofe në të kaluarën.

“Një ekip që mendon se është më i miri në botë nuk mund të ketë 13 profesionistë dhe të tjerët minorenë”.