VIDEO/ Duket se ishte i harruar nga tifozët e futbollit, por ai është rikthyer me një supergol

Bojan Krkic duket se ishte i harruar nga tifozët e futbollit, mirëpo ai është rikthyer me një euro gol.

Lojtari me pasaportë spanjolle e ka filluar edicionin në Major League Soccer në mënyrë më të mirë të mundshme, duke shënuar gol nga një distancë afro 30  metra.

Edhe pse Montreal Impact humbi 4-1 kundër New York Red Bulls, Krkic tregoi edhe një herë se klasi i qëndron ende në këmbët e tij.

Skuadra që drejtohet nga legjenda Thierry Henry kaloi në epërsi qysh në minutën e katërt me golin e spanjollit, mirëpo nuk arritën të mbanin epërsinë.