Video fantastike, e cila tregon bukuritë e Kosovës

Një i ri kosovar, nëpërmjet një videoje fantastike, tregon bukuritë e Kosovës.

Ai është Ylber Kabashi. Iu desh vetëm një dron dhe kreativiteti që t’i tregojë botës se Kosova është tepër e bukur.

Nëpërmjet një videoje treminutëshe, Ylberi ka kapur pamje mahnitëse të vendeve më të bukura në Kosovë.

Ky projekt domethënës do të shpalosë disa nga bukuritë spektakolare në natyrën e Kosovës.

Gjatë xhirimeve të tyre, unë vazhdimisht u kujtova për njerëzit, falë kujt mund të dalim dhe të vizitojmë këto vende sa herë që duam.

Ata mbeten heronjtë e mi! I dashur shikues, unë jam Ylber Kabashi. Ky është vendi im. Kjo është Kosova. Ju lutemi shijojeni me anë të këtyre pamjeve”, është përshkrimi i thjeshtë i djaloshit që ka bërë mrekulli nëpërmjet një xhirimi të shkurtër.