VIDEO/ Messi lojtarit kundërshtar: Çfarë bën idiot? Mjaft më shkelmove tërë kohën

Lionel Messi u ndje i tërbuar me njërin prej futbollistëve të Gimnastic, në një ndeshje miqësore të Barcelonës të shtunën, e cila vetëm e tillë nuk ishte për super yllin argjentinas.

Mesfushori Javier Ribelles u ngarkua me detyrën për ta ruajtur Messin këmba-këmbës, por ai e mori aq seriozisht detyrën e tij saqë ka mundur ta lëndonte yllin e Barcelonës.

Ai bëri ndërhyrje të ashpra shpesh herë, duke e goditur me shqelma Messin, aq shumë saqë e detyroi argjentinasin të reagojë, gjë që është e pazakontë për të.

“Çfarë po bën, idiot? A nuk do të ndalesh duke me shkelmua tërë kohën a?” i kishte thënë Messi Ribelles, sipas këtij të fundit.

Ribelles ka zbuluar se përgjigja e tij ndaj Messit ishte se “ti je më i miri dhe nuk ka mënyrë tjetër për të të ndalur”.

Kapiteni Messi u rikthye në fushë, për herë të parë që prej kërkesës së dështuar për largimin nga Camp Nou.