VIDEO/ Momenti kur Messi kthehet në stërvitje te Barcelona

Ajo që mezi prisnin fansat e Barcelonës tashmë është bërë realitet.

Lionel Messi është kthyer në stërvitje për herë të parë që prej se kërkoi largimin nga Barcelona.

Ai ishte i vendosur të largohet, por Barça nuk e lejoi dhe mënyrat e vetme ishin pagimi i klauzolës 700 milionë euro ose të shkojë në gjyq me klubin e jetës së tij.

Messi do të stërvitet për herë të parë nën urdhëratë e trajnerit të ri, Ronald Koeman.