Video: Nuk vendosën këngën e preferuar të krushqve, plas sherri në dasmë

Kur mendojmë për ceremonitë martesore mendja na shkon tek dashuria, muzika dhe argëtimi, por ky nuk është rasti i kësaj dasme në në Kırklareli të Turqisë.

Ajo që supozohej të ishte një ditë e paharruar për çiftin, u kthye në një fushëbetejë pasi dëshira e krushqive për një këngë nuk u plotësua.

Mediat turke shkruajnë se pati një debat mes të ftuarve, i cili përshkallëzoi me shpejtësi. Si përfundim, të dy grupet e dasmorëve u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe karriget filluan të fluturonin në ajër.

Dhëndri tentoi të ndërhynte, por ishte e pamundur të ndalte përplasjen, madje nuk ju shpëtoi dot as karrigeve që fluturuan në luftën midis dy grupeve.