VIDEO që ka trazuar rrjetin: Policia arreston fëmijën 8 vjeç

Një avokat në SHBA, Benjamin Crump ka shpërndarë në twitterin e tij videon e arrestimit në Florida të një 8-vjeçari.

Video e pabesueshme tregon sesi policët i vendosin prangat fëmijës në fjalë duke i sqaruar se ky ishte një gjest jo i pëlqyeshëm.

Fëmija u arrestua pasi goditi mësuesen e vet e cila i kishte kërkuar të ulej dhe qëndronte siç duhej.

Pamjet megjithatë janë tërësisht të papranueshme me çdo standard dhe nuk dihet se cilat procedura justikojnë prangosjen e një fëmije.