Video që u bë hit ne internet: I riu shqiptar i ikën policisë në momentin e shoqërimit

Një video e një të riu i cili i ka ikur policisë ditën e sotme po bën xhiron e rrjetit.

Djali është ndaluar nga blutë e kryeqytetit pasi kishte dalë ditën e diel, ndonëse nuk lejohet.

Mirëpo polici i ka kërkuar ta shoqërojë në komisariat dhe të hipë në makinë.

Në një moment i riu duket sikur i bindet, por me shpejtësi ai arrin të largohet ndërsa polici e ndjek me vrap.

Kujtojmë se ka kaluar më shumë se një muaj që kur shqiptarët janë futur në karantinë dhe me sa duket ka nga ata që nuk mund të durojnë më brenda.