VIDEO/ Reagimi i gjyshes pasi edukatorja i bëri mbesën 1 vjeçe për spital

Dh’unimi i fëmijës 18-muajsh në kopshtin privat në lagjjen periferike numër 8, “Çezma e Ferres” në Durrës ka tronditur opinion publik.

Ishte nëna e vajzës, Merita, ajo që denoncoi në polici rastin, ku u procedua pronari i kopshtit privat 61-vjeçari Gëzim Dervishi, ndërkohë policia e bëri rastin publik vetëm një ditë më parë.

Ndërkohë gjyshja e vajzës ka rrëfyer për Dosja.al se vajza erdhi në shtëpi e dhu’nuar ditën e shtunë.

Ajo tregoi se ishte e dyta ditë e çerdhes, kur vajza iu mbërriti në shtëpi me shenja dhu ne të dukshme në fytyrë edhe në trup.

Gjyshja thotë se dyshon që njëra prej edukatoreve të ketë ushtruar dhunë ndaj mbesës së vogël.