VIDEO/ Vedat Muriqi mbërrin në Itali, për t’iu bashkuar Lazios

Vedat Muriqi ka mbërritur në Romë pak pas orës 14:00, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore të hënën në mëngjes para se të nënshkruajë marrëveshje me Lazion.

Përfaqësuesi i Kosovës  fluturoi drejt Romës nga Aeroporti Ataturk në Stamboll sot në mesditë, për ta kompletuar kalimin nga Fenerbahce në Lazio.

Me të mbërritur në aeroportin e kryeqytit italian, sulmuesi nga Prizreni e vendosi shallin e Lazios rreth qafës.

Gjatë kësaj jave, Fenerbahce dhe Lazio arritën marrëveshje në vlerë rreth 20 milionë euro për shërbimet e Muriqit, i cili do të zyrtarizohet te klubit nga Serie A të hënën.

Muriqi pritet t’i kryejë testet mjekësore me Lazion të hënën para se ta vendosë nënshkrimin mbi një marrëveshje pesëvjeçare.