Virologu suedez: Koronavirusin e kishin 600,000 banorë, 99% as që e dinë se e kishin

Vetëm në Stokholm të Suedisë mund të jenë prekur rreth 600 mijë njerëz nga virusi korona, dhe 99 për qind e tyre sipas virologut Johan Giesecke as që e kanë ditur apo dinë për këtë.

Në Suedi, deri tani janë konfirmuar vetëm 15,000 raste të të infektuarve me virusin, dhe 5992 prej atyre që jetojnë në rajonin e Stokholmit, raporton gazeta suedeze Expressen .

“600,000 njerëz të Stokholmit janë infektuar me koronavirus deri më tani, por 99% nuk janë as të vetëdijshëm se e kanë ose kanë vuajtur nga virusi, tha Giesecke për SVT News.

“Shumica e atyre që u infektuan nuk e vunë re madje. Por kishte disa që kishin simptoma të buta, disa që ishin të sëmurë rëndë dhe disa që v’diqën. Por pjesa e tyre është shumë e vogël në numrin e përgjithshëm të infektuarve”, shtoi ai.

“Antitrupat që ne kemi filluar t’i përdorim sot janë të një cilësie të lartë dhe mund të përdoren për qëllime shëndetësore dhe kërkimore.

Ne duam të shohim nëse ata të infektuar kanë zhvilluar antitrupa ndaj virusit”, tha Claes Ruth, drejtuesi i Laboratorit Universitar Karolinska, për SVT News .