Vjen paralajmërimi i fortë i Ramës për këdo që është i prekur nga koronavirusi (Video)

Kryeministri Rama shprehet se kushdo që është i prekur nga Covid-19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantin.

Duke publikuar pamjet nga kontrollet e policisë në zona të ndryshme, Rama shkruanse efektivët i dijnë të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë.

“Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo.

Kushdo që është i prekur nga virusi nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën. Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë! Shëndeti mbi të gjitha”, shkruan Rama.