Vjosa Osmani qeverisë: Mjaft me shpenzime luksoze, jepuni maska falas qytetarëve

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani sot tha se propozimi i saj për shpërndarjen e maskave falas shumëpërdorimshe mbështetet te kërkesa e madhe e qytetarëve.

Madje, ajo tha se nuk duhet të kursehet në blerjen e maskave, por të kursehet në shpenzime të tjera më luksoze.

“Është pikërisht gjendja ekonomike e qytetarëve e cila më ka shtyrë që ta bëjë një amandament të tillë.

Në vend se të brengosemi për 3 milionë euro që do të shpenzoheshin për maska për qytetarët ne duhet të brengoseshim për shumë shpenzime luksi që janë propozuar nga institucione të ndryshme”.

“Buxheti që mund të shfrytëzohet për maska të merret nga shpenzimet e institucioneve që dëshirojnë t’i shfrytëzojnë për blerjen e mobileve të reja, sepse mobiliet mund të presin, përderisa buxheti është paraparë për mobilie, telefona të rinj dhe laptopa e madje për vetura të blinduara më mirë është që ajo shumë të shfrytëzohet që t’ia lehtësojmë barrën ekonomike qytetarëve që kanë nevojë”.

Ndërkaq, Besa Gaxherri nga LDK-ja tha se qytetarët duhet të qepin vetë maskat për të mos bërë shpenzime në një kohë krize ekonomike.