Vogëlushja telefonon policinë: Kemi uri, frigoriferi është bosh, policët bëjnë gjestin e madh

Shtetet që po luftojnë me virusin e egër, kanë detyruar njerëzit të qëndrojë në shtëpi, të dalin sa më pak, në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.

Por për një pjesë të caktuar të popullsisë, këto masa janë të kushtueshme shumë. Sidomos nëse ato çojnë në humbjen e punës me të cilën mbanin frymën. Një rast dramatik raportohet në provincën e Bolonjës, nga mediat italiane.

Një vajzë 12-vjeçare ka telefonuar karabinierët e Vergato dhe ka rrëfyer një situatë rrëqethëse në familjen e saj me këto fjalë:

“Ne jemi të uritur, babai im nuk po punon më dhe frigoriferi është bosh, ju lutem na ndihmoni”.

Të prekur thellë nga kjo telefonatë, një grup policësh shkuan në shtëpinë e saj dhe panë se gjendja ishte me të vërtetë shumë e vështirë.

I vetmi që dërgonte para në shtëpi ishte babai i vajzës, por ai kishte humbur punën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Policët i furnizuan me qumësht, makarona, vezë, miell, mish, biskota, fruta dhe perime.