Vrapimi i Haalandit kundër PSG-së bëhet hit në internet (VIDEO)

Talenti norvegjez i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, e tregoi shpejtësinë e tij dhe vrapoi nga njëri qosh i fushës në tjetrin brenda më pak se dhjetë sekondave në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Përveç dy golave të tij, vëmendje të madhe mori edhe një lëvizje dhe vrapim i Haalandit nga zona e mbrojtjes së Dortmundit në sulm brenda pak sekondave. Sipas Sky Sports Italias, Halandi i kaloi 60 metra për 6.64 sekonda, përderisa rekordi botëror është 6,34 sekonda.