Wilderi dhe Fury – Drejtpërdrejt (Livee)

Kur u ndeshën për herë të parë Deontay Wilder dhe Tyson Fury, ishte një triller, ndërsa i dyti mund të jetë akoma më i mirë. Mëngjesin e të dielës me kohën tonë në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit, kampioni i WBC-së do ta mbrojë titullin ndaj kampionit lineal.

Meçi ndërmjet boksierit amerikan dhe atij britanik, që të dy të pamposhtur, konsiderohet si një prej më të mëdhenjve që nga dueli mes Mike Tyson dhe Evander Holyfield në vitin 1997.

Më 1 dhjetor 2018, Wilder dhe Fury dhuruan një përballje të paharruar. Pamë aftësitë e mrekullueshme në boks të Tysonit dhe fuqinë shkatërruese të Deontay.

Ndërsa pas 12 raundesh, asnjëri nuk fitoi, pasi gjyqtarët vendosën për barazim. Dhe tash sërish do ta shohim përballjen që kërkon fituesin. Në garë janë titujt WBC në kategorinë e peshave të rënda.

ESPN dhe FOX Sports janë bashkëprodhues të ‘Wilder-Fury II’ dhe së bashku me Top Rank kanë investuar shumë në promovimin e duelit, madje edhe me dy reklama të shtrenjta në Super Bowl.

Mirëpo, është thuajse e pamundur që të thyhet rekordi i platformës paguaj për të shikuar i meçit ndërmjet Manny Pacquiao dhe Floyd Mayweather që në vitin 2015 siguroi 4.6 milionë abonues. Ky duel parashikohet të blihet nga dy milionë shikues.

Wilder dhe Fury janë partnerë të mirë biznesi, përkundër asaj që e thonë nëpër intervista apo asaj që ndodh në ring. Nëse ky rimeç fiton simpatinë e tifozëve të boksit, atëherë mund të presim edhe përballjen e tretë mes tyre.

Dhe derisa shuma prej 24 milionë eurosh është e garantuar, përfitimet e Tysonit mund të ngritën deri në 40 milionë funte nga abonimet, shitja e biletave dhe reklamat – që do të shënojë edhe përfitimin më të madh në karrierën e 31-vjeçarit.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 2 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 3 – Shiko ketu ndeshjen