Wolverhamptoni i cakton çmimin Adama Traores

Wolves është i hapur për shitjen e yllit të skuadrës Adama Traore, por kërkon 70 milionë euro.

24-vjeçari ka impresionuar të gjithë këtë edicion dhe thuhet se kërkohet nga Liverpool-i dhe Manchester City.

“Reds” duan ta përforcojnë pozitën e sulmuesve të krahut, ngase trajneri Jurgen Klopp, nuk është i kënaqur me Takumi Minamino, Xherdan Shaqiri, Harvey Elliott dhe Divock Origi.

Derisa tekniku gjerman gjatë edicionit të kaluar ka thënë vetëm fjalë pozitive për spanjollin, i cili është ftuar nga Luis Enrique në Kombëtaren e Spanjës për dy ndeshjet e radhës.

Ndërsa, Manchester City pavarësisht që ka transferuar Ferran Torres dëshiron edhe një tjetër sulmues të krahut.

Sipas Dialy Mail, Wolves do e lejojnë largimin vetëm nëse paguhen 70 milionë euro dhe assesi s’pranojnë negociata për zvogëlim të çmimit.

WOLVERHAMPTON, ENGLAND – DECEMBER 27: Adama Traore of Wolverhampton Wanderers runs with the ball during the Premier League match between Wolverhampton Wanderers and Manchester City at Molineux on December 27, 2019 in Wolverhampton, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)