Xavi zgjedh trajnerin, mesfushorin dhe mbrojtësin më të mirë në botë aktualisht

Legjenda spanjolle, Xavi ka thënë se Kevin De Bruyne është mesfushori më i mirë në botë, Pep Guardiola është trajneri më i mirë, ndërsa Virgil Van Dijk si mbrojtësi më i mirë.

De Bruyne e ka vendosur veten si një nga mesfushorit më të qëndrueshëm në Ligën Premier që kur përfundoi transferimin prej 55 milionë funtesh nga Wolfsburgu në vitin 2015.

29-vjeçari ka shënuar 57 gola në 222 paraqitje për Cityn, duke siguruar gjithashtu 89 asistime, 20 prej të cilave janë regjistruar në sezonin e kaluar në Ligën Premier.

Belgu u shpërblye për kontributin e tij të shquar pasi u zgjodh ‘Lojtari i Vitit’ në Ligën Premier dhe gjithashtu arriti të fitojë trofeut e tetë të karrierës së tij në Etihad, pasi ngriti lartë trofeun e Kupës Carabao.

Xavi, një njeri që u vlerësua gjerësisht si mesfushor i shquar i brezit të tij në Barcelona, mendon se De Bruyne është mesfushori më i mirë në botë aktualisht.

“Kevin de Bruyne, nga Manchester City, më duket i një niveli tjetër, ai është në gjendje të bëjë ndryshime. Ai është mesfushori më i mirë në botë dhe relativisht i ri”, ka thënë fillimisht Xavi.

Xavi vazhdoi të shprehte besimin e tij se Pep Guardiola mbetet trajneri më i mirë në botë, duke nënvizuar mënyrën se si ai ka revolucionarizuar mënyrën e lojës së futbollit.

“Pep është menaxheri më i mirë në botë, ai i ka dhënë një kthesë në sportin tonë. Ai është shumë i mirë për atë që ai transmeton dhe aftësinë e tij të udhëheqjes. Përveç kësaj, mënyra sesi ai na bindi, ai është shumë i mirë”.

Xavi vazhdoi të zgjedhë Van Dijk të Liverpoolit, kur u pyet për të mbrojtësin kryesor në futbollin Evropian.

“Unë do të zgjidhja Van Dijk për shkak të udhëheqjes së tij, forcës fizike dhe aftësisë së mirë teknike”, përfundoi trajneri i Al-Sadd.