Xhaka më i lumtur se kurrë: Poston shkrim special për trofeun e mbrëmshëm

Mbrëmë për herë të 14-të në histori, ‘Topçinjtë’ arritën ta ngritin trofeun e Kupës FA, duke mposhtur Chelsean në finale.

Dyshja shqiptare në Arsenal, Xhaka e Mustafi, padyshim se na e shtojnë edhe më shumë dëshirën për ta përcjellë klubin nga veriu i Londrës.

Teksa Mustafi ishte jashtë fushës shkaku i lëndimit, Xhaka  ka arritur ta shijojë mirë këtë trofe.

Kështu, për këtë fund sezoni, ai në rrjetin social Facebook, ka shkruar.

“Një sezon me ulje-ngritje! Me besim në veten dhe këtë ekip, mund të bësh gjithçka!

Ky trofe është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, për tërë klubin. Por, është gjithashtu për të gjithë ata që na kanë mbështetur! Faleminderit!”