Yjet e futbollit që kurrë nuk e fituan Topin e Artë

Sa herë flasim për futbollistë të mëdhenj që kanë lënë gjurmë të pashlyera në futboll, kujtojmë se ata nuk kanë pasur rastin të fitojnë Topin e Artë.

Përgjatë viteve, shumë futbollistë kanë jetuar sezone të paharruara, por që në fund, Topi i Artë ka shkuar diku tjetër.

Sot, kujtojmë se emra si Paolo Maldini, Thierry Henry, Zlatan Ibrahimovic e shumë të tjerë, që nuk kanë pasur rastin të fitojnë çmimin më të madh individual në futboll.

Yjet që nuk e fituan Topin e Artë:

Franco Baresi – Paolo Maldini

Kjo dyshe në vitet e 90-ta, kishte krijuar partneritetit më të mirë që ka pasur futbolli në mbrojtje. Për ndeshjet e tyre, flitet edhe sot kur kanë kaluar 30 vjet.

Por, atëkohë, ata u hendikepuan nga paraqitjet e mira të Marco Van Basten dhe Lautthar Matthaus, që fituan këtë çmim.

Raul Gonzales

“Është një skandal që Raul nuk fitoi Topin e Artë”, tha dikur Francesco Totti. Ylli i Romës ishte i hapur se Raul meritoi Topin e Artë në vitin 2001, i cili u fitua nga Michael Owen.

Thierry Henry

Një kampion botëror dhe evropian që bëri histori në Premierligë me Arsenalin. Ai skuadrën nga Londra e dërgoi deri në finale të Ligës së Kampionëve, por në fund ishte Pavel Nedved që i rrëmbeu Topin e Artë atij.

Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta

Dyshja ishte një nga shtyllat kryesore të Spanjës që në vitin 2010 fitoi Kupën e Botës në Afrikën e Jugut. Iniesta madje shënoi edhe golin vendimtar në finale kundër Holandës. Por, ishte Lionel Messi që fitoi atë vit, falë numrit të madh të golave të shënuara.

Iker Casillas dhe Sergio Ramos

Ashtu si Xavit dhe Iniestas në vitin 2010, meritat mund t’i jepen edhe Iker Casillas, të cilit edhe iu njoh merita për pritjen vendimtare që i bëri në finale të Kupës së Botës Arjen Robben, në anën tjetër, Ramos ishte po ashtu shumë vendimtar në triumfin e Realit në Ligën e Kampionëve në Lisbonë, por çmimi në fund i takoi Cristiano Ronaldos.

Gianluigi Buffon

Pas Iker Casillas, një tjetër portier i shkëlqyer i futbollit modern, që mbeti pa Topin e Artë ishte edhe Gianluigi Buffon, që ishte pjesë e Italisë në triumfin e Kupës së Botës në vitin 2006. Ky çmim i pati takuar bashkëvendësit të tij, Fabio Cannavaro.

Arjen Robben dhe Franck Ribery

Të dy ata drejtuan për vite me radhë një Bayern magjik që arriti kulmin në vitin 2013, kur ata fituan të gjithë titujt kryesorë të nivelit të klubit. Atë vit, kur Topi i Artë u dorëzua nga FIFA, Cristiano Ronaldo e fitoi atë.

Pirlo, Gerrard, Del Piero, Ibrahimovic.

Kësaj liste, nuk mund t’i mungojnë edhe këta emra, që në një moment apo tjetër, nuk është se nuk e kanë merituar një herë Topin e Artë.