Ylli i klubit të Serisë A mendon pensionimin, pasi e tradhtoi gruaja

Mediumi Soccer24 raporton se ylli i Atalantas, Josip Ilicic, është duke e menduar pensionimin nga karriera si futbollist, pasi zbuloi se bashkëshortja e tij po e tradhtonte.

32-vjeçari e ka shijuar sezonin e tij më të mirë, sipas statistikave, deri më tani në karrierë, duke i shënuar 21 gola dhe duke i asistuar nëntë gola të tjera në 32 ndeshjet e zhvilluara në Serie A.

Megjithatë, futbollisti slloven është përballur me disa probleme personale gjatë muajve të fundit, kështu që ai u kthye për rinisjen e sezonit në Atalanta me disa kilogramë më pak dhe me gjendje jo të mirë të shëndetit mendor.

Përderisa fillimisht nuk dihej se pse Ilicic nuk ndihej mirë, më vonë u raportua se ai i frikësohej vdekjes shkaku i përhapjes së koronavirusit në botë, ndërsa tani është zbuluar edhe se bashkëshortja e tij po e tradhtonte me një burrë tjetër në Slloveni.

Sipas Soccer24, ylli i Serisë A kishte udhëtuar në vendlindje për t’ia bërë një befasi bashkëshortes së tij, mirëpo e kishte gjetur atë në shtrat me një burrë tjetër.

Ilicic raportohet të jetë përballur me depresion pas kësaj dhe tani thuhet se po e shqyrton seriozisht mundësinë e pensionimit nga futbolli.