Ylli i Liverpoolit – lojtarëve të Atleticos: Pyetni Barcelonën se çfarë ndodhë në Anfield

Adrian San Miguel, portieri i Liverpoolit thotë se humbja ndaj Atletico Madridit nuk do të ndikojë fare tek lojtarët e klubit të tij.

Adrian beson se në “Anfield” skuadra e tij do ta rikthejë rezultatin dhe të vazhdojë tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Atletico Madrid fitoi (1:0) – por Adrian beson se ekipi i Liverpoolit dhuroi gjithçka në këtë sfidë, megjithatë nuk ia doli të thyejë mbrojtjen e çeliktë të madrilenëve.

“Ne duhet të pranojmë humbjen, ta urojmë kundërshtarin. Ata u mbrojtën si luana, por e rëndësishme është që ne kemi një lojë të dytë në shtëpi në Anfield dhe do të duhet të provojë diçka tjetër”, tha fillimisht Adrian për Marca.

Për më tepër, Adrian ka rrëfyer edhe për atmosferën që Atletico do të gjejë në Anfield:“Ata duhet ta pyesin Barçën. Në Anfield nuk humbet asgjë, dhe unë besoj se tifozët tashmë po përgatiiten”, përfundoi ai.