Zaev i ofendoi shqiptarët, reagon Sali Berisha (VIDEO)

Pas ofendimit të rëndë ndaj shqiptarëve nga Zoran Zaev ka reaguar menjëherë edhe ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Ai thotë se Zaev është argati i Beogradit

“Ja si ofendon shqiptaret argati tjeter i Beogradit, qe se bashku me Zografin Bis shetisnin me patronin e tyre Vuçiç projektin e Serbise se Madhe si Jugosllavi e Re me emer Minishengen!” ka shkruar Berisha menjëherë pas publikimit të videos në youtube ku dëgjohet një bashkëbisedim dhe Zaev thotë se shqiptarët nuk vlejnë për pesë pare.

Në këtë audio-incizim, shfaqet ish kryeministrit Zoran Zaev që këron madje vota tek elektorati shqiptar. Ai e nuk i kursen as ushtarët shqiptarë.