Zbrazet reparti intensiv, shikoni festën e mjekëve italianë (Video)

Shumë media në Itali e kanë quajtur, një mrekulli. Spitali i Niguardia-s, një zonë pranë Milanos, ka mbyllur një nga 5 sallat e terapisë intensive për shkak të zvogëlimit të pacientëve me koronavirus.

27 shtretër që deri para pak ditësh ishin plot me pacientë të infektuar me virus, tani janë bosh.

Stafi mjekësor për rreth 50 ditë ka luftuar ditë-natë me virusin dhe me një fluks që vështirë do të përsëritet sërish.

Gëzimin mjekët dhe infermierët e kanë shprehur në një video në Facebook.