Zbulohen prapaskenat: A e largoi Cristiano Ronaldo Sarrin?

Largimi i menjëhershëm i Maurizio Sarrit ka një prapaskenë të fortë. Portugezi Cristiano Ronaldo ndikoi shumë në këtë vendim, pasi ishte ai që u kërkoi drejtuesve të pushonin teknikun nga puna.

35-vjeçari vendosi veton dhe ia bëri të qartë presidentit Andrea Agnelli se do të largohej në rast se qëndronte Sarri.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka patur marrëdhënie të mira me trajnerin, madje ky i fundit nuk fitoi asnjëherë zemrën e lojtarëve.

Presidenti Andrea Agnelli ka pranuar këshillën e portugezit dhe ka pushuar italianin. Ai nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe donte të pushonte trajnerin pa mbaruar ende sezoni, por eliminimi nga Lyoni ishte goditja finale.