Zbulohen prapaskenat: Ja pse Conte vendosi të qëndroj te Interi

“Qëndro me ne! Kemi një punë për të përfunduar!”…

Mesazhet që kanë pushtuar telefonin e Antonio Contes kanë qenë arsyeja pse Conte vendosi të qendroj te Interi!

Një “rrebesh” thirrjesh për të mos u larguar nga Interi, nga lojtarët te stafi, magazinierët e deri te kuzhinierët zikaltër.

Të gjithë të dashuruar pas tij, të gjithë të vetëdijshëm se ky mund të jetë sezoni i duhur fitohet një trofe pas 10 vitesh!

Gazzetta dello Sport zbulon një nga motivet që shtynë Antonio Conten të mos jepte dorëheqjen dhe të ulte tonet, duke u pajtuar me drejtuesit dhe per ti premtuar presidentit maksimumin.