Zbulohet ekipi i ri i Elseid Hysaj

Elseid Hysaj nuk do të jetë më futbollist i Napolit pas merkatos së verës.

Agjenti i tij Mario Giuffredi e ka bërë me dije diçka të tillë, ndërsa duket se futbollisti e ka
vendosur se do të largohet nga napolitanët pas një sezoni me shumë oshilacione.

Roma mbetet destinacioni i preferuar i futbollistit shqiptar sipas asaj që shkruan sajti i gazetarit Alfredo Pedulla.

Elseid Hysaj kërkohet në kryeqytet, pasi Roma ka nevojë për një mbrojtës krahu.

Hysaj nuk është i shtrenjtë, dhe ka shumë eksperiencë në Serie A.

Ai ka vite që luan fillimisht me Empolin e më pas me Napolin. Destinacioni i ri nuk pritet të jetë surprizë me Romën që e do në ekip.